Live

Sulmoi babanë e saj, arrestohet gruaja nga Shtimja

09:26 / 07 Maj 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Shtime pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar babanë e saj.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, viktima kishte pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua