Live

Sulmoi seksualisht tri viktima, arrestohet një person në Skenderaj

13:16 / 31 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një person është arrestuar të premten në Skenderaj për sulm seksual.

Ai dyshohet se ngacmoi tri viktima.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri viktima. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e ka vlerësuar rastin si “sulm seksual”.

Shpërndaje në

U Kopjua