Live

Sveçla: Deri më tani nuk ka ndodh asnjë mospranim i fletëqortimeve

16:13 / 07 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Pune të Brendshme, Xhelal Sveçla në këtë konferencë ka numëruar aksionet të cilat Policia e Kosovës ka zhvilluar për sekuestrimin e laboratorëve narkotik dhe të kriptovalutave dhe rrugë të ndryshme përmes të cilave serbët kanë zhvilluar veprimtari ilegale dhe që Policia e Kosovës është përballur edhe me sulme të ndryshme me armë.

“Si qeveri jemi angazhuar që të gjitha aksionet kunddrejt grupeve kriminale të jenë të faktuara. Krimi në 4 komunat veriore ka qenë I zhvilluar, dhe  janë organizuar 38 aksione, janë sekuestruar laboratore të narkotikëve dhe të kriptovalutave, dhe janë mbyllur 11 rrugë ilegale që kanë mundësuar trafikimin e qenieve njerëzore, normalisht ka pasur rezistenca nga bandat kriminale me granata dhe armë zjarri kunddrejë policisë së Kosovës.” ka thënë ministri.

Ai tutje, ka përmendur edhe incidentet e ndodhura për shkak të konvertimit të targave, dhe sipas tij të gjitha këto incidente janë nisur nga bandat kriminale serbe.

Që nga viti 2011, prej kur ka nisur konvertimi janë djegur 56 vetura, nga 11 qershori Serbia ka vazhduar të përdor kërcënimet që kanë pësuar qytetarët e Kosovës, dhe një rast djegje e një stallë të bagëtive, dhe djegja e shtëpisë të gjitha këto veprime janë bërë që këta qytetarë kanë kthyer targat në RKS. Këto kanë qenë të organizuara nga grupe eksremistësh serb, nga data 1 nëntor kemi vazhduar zbatimin e Qeverisë për qortimin e targave ilegale, duhet theksuar se deri më tani nuk është raportuar asdnjë incident apo mospranim I fletëqortimeve dhe besojmë se do ndikojë në konvertimin e targave.

Ministri i Punëve të Brendshme, ka theksuar edhe dorëheqjet nga policët serb duke potencuar se nëse këta të fundit nuk ishin dorëhequr, ekzistenca e tyre do ishte në pikëpyetje.

Më lejoni të ju njoftoj se në PK, në zonën rajonale në Veri, janë pranuar njoftime për dorëheqje 578 dorëheqje, 461 policë, 107 policië kufitarë, 10 në sektorin e hetimit, meqë rast rrezikohet ekzistenca e këtyre punëtorëve në rast të mos dorëheqjes. Edhe kësaj here për shkak të propagandës, unë kërkoj nga ju të ndiqni kanalet zyrtare dhe mos bini pre të thirrjeve për trazira.

Shpërndaje në

U Kopjua