Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimeve të serbëve, që dyshohet të kenë sulmuar zyrtarë policorë.
Ai ka thënë sulmet që cënojnë sigurinë e vendit janë të paparanueshme.
“Policia e Kosovës dje ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe sot është arrestuar një tjetër qytetar i etnisë serbe i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policorë” ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai shtoi se ashtu siç janë zotuar, do të vazhdojnë të luftojnë krimin dhe do të rrisin sigurinë e qytetarëve.
“Do të vazhdojmë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë” shtoi ministri i Punëve të Brendshme.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sulmet që cënojnë sigurinë e vendit tonë, ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme. Duhet angazhim i gjithsecilit që kryesit e këtyre veprave, pa dallim etnie, të sillen sa më parë para drejtësisë.
Policia e Kosovës dje ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policor dhe sot është arrestuar një tjetër qytetar i etnisë serbe i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policor.
Siç edhe jemi zotuar në vazhdimësi, lufta jonë kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë. Do të vazhdojmë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë.
Me përkushtimin e të gjitha institucioneve, gatishmërinë e zyrtarëve policor dhe bashkëpunimin qytetar, do i’a dalim mbanë.