Live

Sveçla: Shkatërrohet dhe laboratori i tretë i drogës, vlera është rreth 2.3 milionë euro

19:54 / 12 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se të dielën e 12 shkurtit, Policia e Kosovës ka shkatërruar edhe laboratorin e tretë të drogës.

Sipas tij, “vlera e llogaritur e sasisë së lëndës narkotike dhe pajisjeve është rreth 2.3 milionë euro”.

“Profili i atyre që e ushtrojnë këtë veprimtari kriminale në veri të vendit tonë është i qartë: Paramilitarë e narkodilera. Këta po i mbron, mbështet dhe kur ju duhet i orkestron Presidenti i Serbisë Vuciq dhe pas tij ministri i mbrojtjes Vuçeviq dhe Petkoviq. Siç kemi thënë barrikadat e vendosura gjatë muajit dhjetor në katër komunat e veriut të vendit në të vërtetë kanë mbrojtur drogën e jo qytetarët. Kanë mbrojtur grupet e krimit të organizuar dhe jo burrat e gratë të komunitetit serb shtetas të Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Ato kanë mbrojtur vetëm dhe vetëm fijet e krimit që dërgojnë në ndërtesën presidenciale të Serbisë, aty nga ku Vuciq dirigjon klanet kriminale për paratë e trafikut me të cilat më pas sulmon shtetin tonë në emër të të drejtave të qytetarëve”.

Ministri i këtij dikasteri ka thënë se asnjë qytetari në botë nuk mund të mbrohet nga narkodillerat dhe paramilitarët.

“Kjo kohë ka marrë fund. E drejta do të triumfojë edhe më herët se sa që e kanë paramenduar”, shtoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua