Live

Syla për VV-në: Simiqin e quajtën vëlla, luftëtarin e UÇK-së e quajtën armik

20:52 / 02 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Gazmend Syla nga OVL-UÇK në Pejë thotë se sot nga pushteti në seancë kanë pritur që të sqarojë se si kanë bashkëpunuar me Listën Serbe për të votuar kundër përfshirjes së veteranëve në pagën minimale.

Ai në Facebook tha se pushteti e ka humbur busullën.

Postimi i plotë:

Sot gjatë seancës së Kuvendit pritëm që Kurti, ministrat dhe deputetët e tij të na sqarojnë se si kanë bashkëpunuar me Listën Serbe për të votuar kundër përfshirjes së veteranëve në pagën minimale.
Por, dëgjuam vetëm ligjërata koti, e jo përgjigjen që prisnim.
Këta e kanë humbur busullën.
Pa Dëshmorët nën dhe, pa luftëtarët mbi dhe, nuk do ekzistonte as Kuvendi.

Simiqin e quajtën vëlla , luftëtarin e UÇK-së e quajtën armik. Kështu do të mbahen në mend këta njerëz.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...