Live

“Kryeministër, përmende një emër të madh që është arrestuar për krim dhe korrupsion në dy vitet e fundit”

17:27 / 09 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti postoi në Facebook një shkrim me një fotografi si përmbledhje e punëve të Qeverisë gjatë vitit 2022 në fushën e sundimit të ligjit. “Qeveria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, e titullon Kurti vitin e qeverisjes së tij.

Analisti Valon Syla i ka bërë një pyetje publike Kryeministrit Kurti lidhur me deklarimin e tij të fundit.  Ai i kërkon Kurtit ta përmend një “emër të madh” që është arrestuar për krim dhe korrupsion gjatë qeverisjes së tij.

“Albin Kurti po lavdërohet se e çrrënjosi krimin e organizuar për këto 2 vite në vend. Atëherë, një pytje publike për Kryeministrin Kurti. Pyetja është; Kush u arrestua për krim e korrupcion për këto 2 vite në Kosovë. Përmende një emër të madh?”, ka shkruar Syla.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...