Live

Syla shkakton të qeshura: Kurti fliste në Kuvend sikur për atë telin e bakrit të Gramaçelit

21:39 / 13 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Gazetari Valon Syla ka komentuar fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të bërë sot në Kuvendin e Kosovës.

Syla, duke folur në emisionin Pressing në T7, shkaktoi të qeshura në panel me analogjinë që përdori.

Ai kujtoi një vizitë të Kurtit në një fabrikë, ku komentonte përbërjen e telit të bakrit para kamerave dhe të pranishmëve.

“Me fjalime është shumë i mirë. Kur fliste në Kuvend sikur për atë telin e bakrit të Gramaçelit”, tha Syla.

“Po po. Para dy ingjinierëve dhe të tjerëve, Kurti u tregonte se bakri përbëhet nga granulat e të tjera. Kështu edhe para Kuvendit. Por ai tash është ndër saç, sic thotë populli. Po e ndien presionin e amerikanëve. Thaçi i thoshte merri dy-tri këmisha e eja me mua të bëjmë diplomaci. Tash lirisht le t’i merr shtatë këmisha. Po e sheh cka është diplomacia”, shtoi Syla. /Gazeta Express/

Shpërndaje në

U Kopjua