Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas kërkesës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla që t’i lejoj qytetarët e Kosovës të hyjnë në Gjermani me pasaporta të skaduara, pasi që ka mungesë të materialit për përpunimin e tyre.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se endet e tjera bëjnë gara që pasaportat e tyre të rangohet sa më lartë, qeveria jonë shkel pasaportën aty ku prodhohet në burim.
“Ka jeni nis o ‘Ali Bunga’
Përderisa vendet normale bëjnë gara që pasaporta e tyre të rangohet sa më lartë nga vendet tjera, qeveritarët tanë shkelin pasaportën aty ku prodhohet, në burim. Kjo është shkelje fundametale e të drejtave dhe lirive themelore, me kosto të lartë emocionale, financiare dhe të gjithmbarëshme për njerëzit dhe familjet”, ka shkruar Tahiri.