Live

Tahiri: Kurti dhe LVV duan të imponojnë logjikë nënshtrimi, ata nuk duan ndarje pushtetesh- duan të zëvendësojnë shtetin me vetveten

15:59 / 10 Maj 2025

Nga Kosova Live

Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar për bllokadën që po ndodh në Kuvendin e Kosovës dhe insistimin e Lëvizjes Vetëvendosje në kandidaturën e Albulena Haxhiut, ndonëse kjo e fundit ka dështuar të marrë 61 vota në 13 seanca radhazi.

Tahiri ka thënë se në Kushtetuese mund të dërgohen dy çështje, votimi i deputetëve kundër propozimit të kandidaturës dhe shkelja e Kushtetutës përmes ripropozimit të saj.

Ai thotë se problem s’është emri i përveçëm i kandidatit apo nëse qeveria formohet nga LVV dhe nëse do të shkohet në zgjedhje, por problemi qëndron tek përpjekja për të imponuar logjikën e nënshtrimit.

Tahiri thotë se Kurti dhe LVV përmes përmbysjes së rregullave kushtetuese rrezikojnë të asgjësojnë çdo rezistencë demokratike dhe opozitare. Sipas zyrtarit të AAK-së, Kurti dhe LVV s’duan ndarje pushtetesh dhe duan ta zëvendësojnë shtetin me vetveten.

“Përfundimisht, çështja nuk ka të bëjë më me emrin e përveçshëm të kandidatit, apo nëse qeveria do të formohet nga LVV apo do të ketë zgjedhje të reja. Thelbi është përpjekja për të imponuar një logjikë nënshtrimi, ku Kurti dhe LVV, përmes përmbysjes së rregullave kushtetuese, rrezikojnë të asgjësojnë çdo rezistencë demokratike dhe opozitare. Ata nuk duan ndarje pushtetesh – duan të zëvendësojnë shtetin me vetveten.

Ne mund të debatojmë e vonohemi pafund, por nuk ka forcë mbi këtë tokë, që i bënë njerëzit e Kosovës të pranojnë nënshtrim!”, ka shkruar Tahiri.

Shpërndaje në

U Kopjua