Live

Tahiri: Kurti i ka sjellë Kosovës në tavolinë një marrëveshje të dëmshme

13:33 / 13 Mars 2023

Nga Kosova Live

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka sjellë Kosovës në tavolinë një marrëveshje të dëmshme.

Tahiri në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se tashmë po hapet një proces i ri i dialogut.

“Vetë institucionet e Kosovës në një formë po e kontestojnë shtetësinë tonë. Neni 7 po e etablon atë që do të ndërtohet e që ka me qenë autonomia e serbëve. Nuk është Asociacioni më çështje, është neni 7, është autonomia që ne e marrim si obligim ndërkombëtar. Të propozojë mazhoranca komision hetimor për dhunën ndaj gruas është e tmerrshme. Kjo tregon se kjo qeverisje tash e dy vite ka pësuar dhe ka dështuar në shumë hallka. Si të themelohet komision hetimor kur e ke MD-në, MPB-në, policinë, e ke emëruar drejtorin e AKI-së. Ky pushtet ka dështuar në shumë hallka, në shumë procese. Për ne është i mirëseardhur themelimi i këtij komisioni. Ky nuk ka si të shkojë ndryshe veç me dorëheqjen e dy ministrave”, ka thënë Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...