Live

Tahiri për Kurtin: Ua ka ngulur thikën pas shpine votuesve të tij

00:00 / 15 Nëntor 2022

Nga admin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij qeverisëse në situatën e krizës së sigurisë.

Ndonëse ka thënë se AAK do ta mbështesë Kurtin në ballafaqim me Serbinë, Tahiri e ka kritikuar atë për deklaratat e dhëna, që ai i ka konsideruar të pamatura.

“Do ta mbështesim Kurtin në ballafaqim me Serbinë. Do ta mbështesim me të gjitha kapacitetet. E kemi jetike që ta përmbyllim këtë marrëveshje. Nuk flitet kështu bre në këtë situatë, në gjendje të lëngshme, në gjendje të ngurtë, në një kohë kur një botë është çu me të këshillu e po të mbron”, ka thënë Tahiri në “DPT te Fidani”.

Sipas Tahirit, Kurti po bën rima.

Ai ka thënë se kryeministri i ka goditur me thikë pas shpine votuesit e tij, që e kanë mbështetur për ndryshim në qverisje.

“Në një kohë kur ekonomia e vendit është në kolaps, kur institucionet publike kurrë më keq s’kanë qenë, e ti me dalë me bë rima, seriozisht nuk po e kuptoj. Kjo është një thikë pas shpine për secilin votues që ka votu për një ndryshim”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka vlerësuar se për nga situata e sigurisë, Kosova është kthyer në vitin 200.

“Siguria kombëtare është në rrezik nga serbët? E kush e pruni, ne me menaxhu me tetë deputetë? Në aspekt të sigurisë, Kosova është kthyer në vitin 2004. Më tregon kur ka qenë më keq ekonomia e vendit? “, ka deklaruar tutje ai.

Tahiri ka thënë se Kurti i ka vendosur në situatë të palakmueshme edhe aleatët e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...

Të tjera nga Lajme