Live

Tahiri: Propozimit franko-gjerman çdo ditë po i shtohet nga një pikë, por jo ajo e njohjes reciproke

14:56 / 27 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ish-kryenegociatorja për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me ndryshimet që i janë bërë propozimit franko-gjerman për një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri tha se këtij propozimi çdo ditë po i shtohet nga një pikë, por që nuk i është shtuar pika e njohjes reciproke.

“Kjo gjë tregon dobësinë e Qeverisë së Kosovës”, u shpreh Tahiri.

Postimi i plotë:

Planit franko-gjerman çdo dite po i shtohet nga nje pike, por nuk iu shtua pika e njohjes reciproke.

Kjo tregon dobesine e qeverise se Kosoves. 

Shpërndaje në

U Kopjua