Live

Takimi i Konjufcës me kampionin e madh të shahut, disidentin rus

19:54 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Glauk Konjufcën dhe Garry Kasparovin nuk i bashkon vetëm pasioni për lojën e shahut – ani pse njëri konsiderohet prej më të mirëve të të gjitha kohërave të lojës. Ata të dy i lidh kundërshtimi ndaj një politike: regjimit të Vladimir Putinit në Federatën Ruse.

Një fotografi të cilën e ka siguruar Paparaci, shfaq dy “shahistët”, Konjufcën dhe Kasparovin, në një takim brenda margjinave të Këshillit të Evropës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës njihet si lojtar i mirë në shah.

Teksa ndodhet në vizitë zyrtare në Këshillin e Evropës në Strasburg, kryeparlamentari Konjufca ka takuar sot disidentin rus, tani shkrimtar dhe aktivist politik, por edhe kampion shembullor në shah. Nga viti 1984 deri në 2005 ai ishte numri një në botë për 255 muaj, një rekord i pamposhtur.

Kasparov është themeluesi i lëvizjes sociale Fronti i Unifikuar Qytetar dhe, në shkurt 2022, ai iu bashkua Komitetit Kundër Luftës, një grup personalitetesh ruse në mërgim, të cilët marrin anën kundër luftës së Putinit në Ukrainë

Kasparov, nga frika e persekutimit, u largua nga Rusia më 2013. Tani, ai jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas më shumë se një dekade, ai vazhdon ta luftojë regjimin e Vladimir Putinit. Aktivitetet e tij politike, ish-kampioni i botës në shah i ka intensifikuar sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë. I ka bërë disa herë thirrje Perëndimit që t’i ashpërsojë sanksionet ndaj regjimit në Rusi.

Shpërndaje në

U Kopjua

Të tjera nga Lajme