Live

Takimi Kurti-Kelmendi, ish-deputeti i VV-së: Kjo tregon se sa false ishte fushata “duaje tendën”

17:33 / 15 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, ka komentuar takimin e kryeministrit Albin Kurti me afaristin Ramiz Kelmendi, të cilin kritikonte vazhdimisht sa ishte në opozitë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka kujtuar protestën e 14 janarit të vitit 2012, ku VV ishte mobilizuar për të kundërshtuar në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe Merdare mallrat që vinin nga Serbia.

Ai ka bërë me dije se takimi i Kurtit me Kelmendin tregon se sa false ka qenë dhe është fushata “duaje tendën”.

“Për më tepër ky paradoks tregon se sa false ishte dhe eshte fushata “duaje tenden”. Sepse edhe kjo thirrje edhe Ramiz Kelmendi nuk shkojnë së bashku. Por Kurti si duket e ka zgjidhur këtë dilemë. Për aktivistët fushatën dhe propagandën. Kurse për vete raportet me biznesmenin Ramiz Kelmendi”, ka shkruar Kasolli.

Shpërndaje në

U Kopjua