Live

Tanja Fajon vjen në Kosovë, kjo është agjenda e plotë e saj

20:48 / 13 Janar 2023

Nga Kosova Live

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, do të vijë për vizitë në Kosovë.

Në agjendën e siguruar nga Demokracia.com thuhet se Fajon do të qëndrojë në një vizitë dyditore në Kosovë, më 15-16 janar. Fajon parashihet që në Kosovë të arrijë në ora 20:15 dhe do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Atë mbrëmje ajo do të ketë një darkë private në rezidencën e ambasadorit.

Mëngjesin e së hënës, kryediplomatja Fajon do të ketë një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit me Kurtin, kryediplomatja sllovene do të ketë një takim me homologen kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Dy ministret do të dalin më pas edhe në konferencë për media.

Në agjendën e siguruar nga Demokracia.com, parashihet që Fajon të takohet edhe presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, por këto takime nuk janë ende të konfirmuara.

Kryediplomatja sllovene do të takohet edhe me misionin e EULEX në Mitrovicë të Veriut.

Fajon e përfundon vizitën në Kosovë të hënën në mbrëmje.

Shpërndaje në

U Kopjua