Live

Taravari:Jam më i afërt me Kurtin se me Edi Ramën

23:05 / 19 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në kuadër të platformës Web-TV të Kosovalive.net, në emisionin “Debat me Ridvan Berishën” i ftuar i radhës ishte, Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Taravari ka diskutuar çështje të ndryshme lidhur me Maqedoninë e veriut, por me fokus për ndryshimet kushtetuese, ofertën nga pushteti aktual për bashkëqeverisje dhe se si e ka model kryeministrin Albin Kurti.

Kryetari Taravari pohoi se Albin Kurti është shembull në rajon e më gjerë se si po e lufton korrupsionin.

“Për momentin e shoh zotri Kurtin si një model në rajon, jo në Maqedoni i cili me disa veprime tregoj se Kosova ka njëfarë rritje në besueshmërinë e qytetarëve në luftën që e bënë ai kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë. E vlersojmë punën e tij, por tash edhe në procesin e vettingut e gjyqatrëve dhe prokurorëve këto janë  ato të cilat mund t’i bëjë qeveri në një shtet. Ne realisht e përgezojmë këtë punë që e bënë Kurti”, tha ai.

Me tej, ai tregon se ka raporte të mira me kryeministrin Edi Rama, por jo si me atë të Kosovës Albin Kurti.

“Kemi raporte shumë korrekte, këto raporte janë edhe në diskutimet të cilat i kemi bërë ne si parti me shtetin shqipëtarë, ai e ka edhe obligim me kushtetutën e Republikës e Shqiperisë që të kujdeset për shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, pro edhe në territoret tjera ku jetojnë shqiptarët. Ai ka pas një rol të rendësishëm në Maqedoninë e Veriut, tha Taravari për Kosovalive.net.

Shpërndaje në

U Kopjua