Live

Të hënën mblidhet Kuvendi, diskuton agjendën e vjetër

22:56 / 02 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se seanca e radhës plenare do të mbahet ditën e hënë.

Në njoftim është thënë se seanca do të fillojë në ora 11:00, ku në rend dite janë edhe disa pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Rendi i ditës:

I. Pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:

Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

4. Votimi i Projektligjit nr .08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

III. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:

Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

IV. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22 dhe 23 nëntor 2021:

21. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

22. Votimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,

27. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020,

29. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

30. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020,

32. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,

33. Votimi për emërimin e kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,

36. Votimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

37. Zgjedhja e anëtarëve të bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 25 dhe 26 nëntor 2021:

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-067 për inspektimet,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për produktet biocide,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,

11. Zgjedhja e anëtarëve të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...