Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur aksion simbolik pranë ndërtesës së Qeverisë në lidhje me situatën në veri dhe procesin e dialogut.
Ata në ndërtesën e Qeverisë kanë shkruar “tension për Asociacion” dhe “tension për koncesion”, raporton EO.
Përmes një reagimi për media, PSD-ja ka thënë se tensioni deri në situatë të jashtëzakonshme është racionalja e re e dialogut nga kjo Qeveri.