Live

Tensionet në Pakistan, policia dështon ta arrestojë liderin opozitar i akuzuar për korrupsion

10:59 / 15 Mars 2023

Nga Kosova Live

Gjatë ditëve të fundit tensionet në Pakistan janë rritur pasi policia pakistaneze pati një tentim për ta arrestuar liderin opozitar, Imran Khan.

Khan që ka mbajtur postin e kryeministrit, akuzohet se gjatë kohës sa kishte pushtet nuk i ka raportuar dhuratat e marra.

Por gjatë një interviste për Al Jazeera, të martën, ai ka thënë se “pushteti ka synime politike ndaj tij”, duke thënë se nuk ka lidhje me sundimin e ligjit.

Menjëherë pasi ishte lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, ai ka ftuar përkrahësit e tij që të mos lejojnë arrestimin e tij.

I pyetur nga Al Jazeera nëse ai po fton mbështetësit “që të luftojnë kundër shtetit”, ai thotë se edhe në Francë e Britani të madhe po protestohet, duke thënë se ky është proces demokratik, transmeton Gazeta Express.

Nëpër media online janë shpërndarë video teksa policia ka deshtuar ta arrestojë politikanin opozitar, sipas mediave ndërkombëtare ka edhe festë të mbështetësve të tij.

Shpërndaje në

U Kopjua