Live

Tentim vrasje në Prishinë, një burrë u sulmua me plumba derisa po parkonte veturën

22:50 / 19 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një burrë ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur dje në rrugën “Destan Bajraktari” në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ka qenë duke parkuar veturën e tij, nga një veturë persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij”, thuhet në raportin policor.

Përpos dëmeve materiale, nuk ka të lënduar. Rasti dyshohet se ka ndodhur të dielën rreth orës 18 e 30.

Në vend ngjarje policia ka konfiskuar 8 gëzhoja, ndërsa rasti është nën hetime.

Shpërndaje në

U Kopjua