Live

“Terroristë lluma”, Basha mbron Kurtin: Vuçiq nuk është ndarë nga e shkuara

12:02 / 02 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

“Ti terrorist llum, të kesh kujdes që të mos e lëndosh ndonjë serb me zgjedhjet që bën, sepse serbët dhe shteti serb do të dinë se si të përgjigjen. Dhe ty Evropë, turp të qoftë”.

Kjo deklaratë e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas emërimit të Nenad Rashiqit ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Rada Trajkoviçit si këshilltare e ministrit Rashiç, ka sjellë sjellë reagimin e ish kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Ai e quan të papranueshme gjuhën e përdorur nga Vuçiç për të cilin thotë se ende nuk është ndarë nga e kaluara.

Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës. Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe”, shkruan Basha në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...