Tetë persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi masiv në një festë ditëlindjeje në qytetin Gqeberha në Provincën e Kepit Lindor të Afrikës së Jugut.
Dy persona të armatosur të paidentifikuar “qëlluan rastësisht mbi mysafirët” të cilët po kërcenin në një festë në shtëpi në qytezën Kwazakhle, thotë policia.
Ende nuk ka të arrestuar në lidhje me këtë rast.
Të vrarët dhe të plagosurit nuk janë identifikuar, por policia tha se mes tyre ishte edhe pronari i shtëpisë së sulmuar.
“Këto viktima u vranë nga kriminelët dhe ne nuk do të pushojmë derisa të zbulojmë se çfarë ndodhi dhe kush ishte përgjegjës për këtë sulm të pashpirt dhe gjakftohtë ndaj këtyre viktimave”, tha komisionari i policisë së Kepit Lindor, Nomthetheleli Lillian Mene.
Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të krimit me armë në botë, por të shtënat masive të rastësishme janë të rralla.