Tre të mitur të mërkurën, teksa qëndronin afër kafeneve të shkollës së mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”, u përleshën mes vete dhe u therën edhe me thikë.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin në fjalë, duke shtuar se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, ku pas marrjes së tretmanit dy nga ta janë liruar, ndërsa njëri prej tyre është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Klan Kosova ka mësuar mbrëmë se nxënësit e tjerë thonë se konflikti nisi për shkak të një vajze.