Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar në Prishtinë pasi dyshohet për veprën “vrasjen në tentativë”.
Sipas policisë, i dyshuari është përfshirë në një rrahje ku një nga ta ka pësuar lëndime nga therja me thikë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Arrestohet një person për vrasje në tentativë
Me datën 04.03.2023, rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.
Në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Informatë shtesë:
Menjëherë pas raportimit të rastit nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të Përgjithshme, është identifikuar dhe arrestuar njëri nga personat e dyshuar.
I dyshuari:
D.B, mashkull 19 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Aktualisht hetuesit janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë.