Live

Tjetër alarm për bombë në aeroportin “Adem Jashari”

21:48 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës, ka pranuar një tjetër informatë për alarm për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Lajmin ka konfirmuar për Kosovalive.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.

Shpërndaje në

U Kopjua