Live

Trajnimi “Simboli i Ujkut”, Mehaj: Nuk ka sfidë që ndalë ujqërit tanë

13:20 / 25 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar pamjet e ushtarëve të FSK-së, nga trajnimi “Simboli i Ujkut”.

Ai ka shkruar se ai u realizua me sukses të plotë dhe se sfidat ishin mbijetesa në betejë, patrullim, vëzhgim, qitje dhe operim në kushte dite dhe nate.

Mehaj ka thënë se nuk ka sfidë që i ndalë ujqërit tanë.

Postimi i tij i plotë:

Nuk ka sfidë që ndal ujqërit tanë!Mbijetesa në betejë, patrullim, vëzhgim, qitje dhe operim në kushte dite dhe nate ishin sfidat e trajnimit “Simboli i Ujkut” të realizuara me sukses të plotë të ujqërve tanë.

Shumë urime simbolin e ujkut dhe e mbajshi me nder dhe krenari në shërbim dhe çdo operacion!

Vazhdojmë tutje të pandalshëm, të pathyeshëm dhe gjithmonë fitimtar!

Shpërndaje në

U Kopjua