Live

Treshja e VV’së nga Tirana i turren Abdixhikut për Asociacionin

23:10 / 04 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Gjashtë kushte i vendosi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Duke u bazuar në kushtetutë e ligjshmëri edhe kreu Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se duhet të themelohet Asociacioni.

Intervista e dhënë për T7, ngjalli disa reagime nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, pikërisht nga ata që Abdixhiku i quajti “Grupi i Tiranës”, që sipas tij nxisin qëndrime anti-amerikane.

Si pasojë e kësaj, anëtari i Kryesise se Vetevendosjes nga Tirana, Elvis Hoxha, në një shkrim në rrjete sociale e quajti Abdixhikun edhe skizofren.

Statusin e Hoxhës e shpërndau edhe aktivisti tjetër i kësaj partie nga Shqipëria, Hysamedin Feraj.

Reagimeve iu bashkangjit edhe zyrtari tjetër i VV’së që synonte postin e deputetit në Shqipëri, Boiken Abazi, ku përmes mbishkrimit në një selfie, i dërgoi përshëndetje kryetarit të LDK-së duke iu përzier paksa në botën e ndjenjave.

Lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, u shpreh së fundi se pavarësisht qëndrimeve të Kurtit do të zbatohet marrëveshja për Asociacionin.

Nga kjo treshe nuk kanë munguar as kritikat ndaj tij.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...