Live

Tri gola të shpejtë shënohen në ndeshjen Anglia-Irani

15:46 / 21 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Anglia-Irani, janë shënuar tri gola të shpejtë.

Fillimisht Bukayo Saka shënoi për Anglinë në minutën e 62-të pas asistimit të Sterling, shkruan kosovalive.net.

Me këtë gol, Anglia e ngriti rezultatin në 4:0. Por, nuk vonoi shumë dhe në minutën e 65-të, Irani arriti të ngushtoi rezultatin.

Për Iranin shënoi Mehdi Taremi pas asistimit të Ali Gholizadeh. Rezultati momental është 4:1.

Por, në minutën e 71-të, Marcus Rashford e thelloi epërsinë e Anglisë, duke e dërguar rezultatin në 5:1./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua