Sipas të dhënave jozyrtare, mësohet se koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e ka kaluar pragun.
Burim Vela, analist dhe njohës i proceseve zgjedhore në një postim në Facebook, ka shkruar shkurt: “Nisma. Game Over!”.
Ndërkaq, në Qendrën për Numërim dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta, ku nga gjithsej 26 mijë e 819 fletëvotime deri tani janë numëruar 13 mijë e 804 vota.