Live

Trumpi nuk përmbahet kur kupton lajmin për top-zyrtarin e FBI të akuzuar se punoi fshehtë për oligarkun rus: “Kalbu në ferr”

17:17 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e ka sulmuar ashpër ish-zyrtarin e FBI që akuzohet se ka ndihmuar një oligark rus derisa po hetonte lidhjet e fushatës së tij elektorale me Rusinë.

Charles McGonigal, 54 vjeçar, ish shefi i kundër-inteligjencës për zyren e FBI në Nju Jork, po akuzohet se ka punuar në mënyrë të fshehtë për oligarkun rus Oleg Deripaska.

Në raportimet për këtë zyrtar të lartë është përmendur edhe një takim i tij me kryeministrin aktual shqiptar, Edi Ramën. Rama ka mohuar çdo akuzë se mund të lidhet me këtë skandal.

Në një postim të bërë në rrjetin e tij social të quajtur Truth Social, Trump shkroi: “Burri i FBI që më ndiqte mua për mashtrimin e Rusisë, Rusisë, Rusisë shumë para se të zgjidhesha president, sa u arrestua që kishte marrë para nga Rusia, Rusia, Rusia. Le të kalbet në ferr!”

Në vitin 2019, hetimet e prokurorit special Robert Mueller kishin përfunduar se nuk kishte pasur prova që Trumpi dhe fushata e tij ishin koordinuar me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016.

Shpërndaje në

U Kopjua