Live

Tuna nis festën e Halloween-it

20:19 / 28 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu- Berisha, e cila aktualisht gjendet në Amerikë ka filluar disa ditë më herët festimin e Halloween-it,  apo siç njihet ndryshe “Nata e shtrigave”. Në rrjetin social Instagram, Tuna ka publikuar fotografi në të cilën duket tërheqëse e veshur me një kostum për Halloween.

Halloween, konsiderohet të jetë dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Kjo festë edhe pse me imazhe të frikshme, festohet edhe nga fëmijët. Përpos maskave të frikshme, shenja e kësaj feste vazhdon të mbetet kungulli. Halloweeni festohet çdo vit me 31 tetor.

Shpërndaje në

U Kopjua