Live

U përfol si e vjedhur, CAPITAL T zbulon të vërtetën e këngës ”AKULL” që u fshi nga YouTube! [VIDEO]

00:21 / 20 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Capital T publikoi këngën “Akull” rreth një muaj më parë dhe nuk u desh shumë kohë që kënga të kthehej në hit. Megjithatë, pak pas publikimit, kënga u bllokua dhe nuk shfaqej më në YouTube. Asokohe u tha se muzika rezultoi e vjedhur dhe për këtë arsye është bllokuar. I ftuar në “NIN”, këngëtari sqaroi si qëndron e vërteta e muzikës së këngës dhe arsyen pse u bllokua për disa ditë. Me sa duket, muzika ka qenë kolonë zanore e një filmi indian, por këngëtari nuk ka qenë në dijeni të kësaj gjëje kur e ka blerë nga producenti.

“Kemi pasur probleme realisht, me zërin indian. Ajo kishte qenë kolonë zanore e një filmi indian, gjë që unë nuk e kam ditur. E kam blerë këngën prej producentit dhe nuk e kam ditur që ai e ka përdorur në atë mënyrë ose që nuk ka marrë leje. Kështu që kompania që kishte të drejtat për atë këngë, që është një prej më të fuqishmeve në YouTube, e ka bllokuar momentalisht projektin dhe më kanë nisur e-mail, duke më treguar kush janë dhe arsyen pse e kanë bllokuar.

Në ato momente ndodhi tërmeti në Shqipëri dhe isha atje duke u marrë me aksionet dhe nuk kam pasur kohë as t’u ktheja e-email e as të arrija një marrëveshje me ata. Në momentin e parë që u ktheva kemi shkëmbyer e-mail-e dhe jemi marrë vesh për ta publikuar. Këto janë gjëra që ndodhin në gjithë botën. Mendoj që nuk është asgjë ilegale që u përdor ai vokal dhe as nuk është vjedhur”, -sqaroi Capital T.

Kënga është rikthyer në YouTube dhe aktualisht numëron mbi 4 milionë klikime.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...