Live

U procesohen pagesat qytetarëve që kursyen rrymën gjatë dhjetorit

20:01 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sot është procesuar në llogaritë e konsumatorëve pagesa e subvencionit të energjisë elektrike për faturën e muajit dhjetor, për të gjithë ata që kanë kursyer, sipas kushteve të masës mbështetëse. Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.

Përmes një postimi në Facebook, Murati theksoi se gjatë dhjetorit, nga kursimi i energjisë elektrike përfituan 208 e 667 mijë qytetarë.

“Për më shumë se 208 mijë familje që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar për faturën e muajit dhjetor, dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin ‘GOVSUB – Energy Saving/2022/P12’”, ka shkruar ai.

Ministri Murati po ashtu ka bërë thirrje për kursim të energjisë. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...