Live

UDB po i persekutonte, zilja e alarmi ende e shashtisin Fitore Malajn!

15:20 / 14 Janar 2023

Nga Kosova Live

Në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, e ftuar e radhës ishte, Fitore Malaj, vajza e dëshmorit Rexhep Malaj.

Malaj gjatë intervistës erdhi me disa rrëfime ekskluzive duke treguar se si UDB-a i persekutonte, tregon se si ende e ka fobi zhurmën e zilës.

“Ne kemi qenë shënjestër e UDB-ës jugosllave në atë kohe. Dhe mbaj mend se unë kam qenë fëmija më i vogël në shtëpi dhe e mbaj mend që jemi kontrolluar më shumë se 10 herë. Ajo që unë e kujtoj është zilja dhe sot ende e kam njëfarë fobie nga zilja, m’vjen nifar trishtimi ende kur e dëgjoj zilen se gjithmonë kur zilja ka kersit shumë në shtëpinë tone, ne e kemi pritur se vijnë ata. Kur ata kanë ardhë pastaj unë si e vogël, ne jemi strehu te njëri tjetri, nganjëherë na kan gjetë edhe flejt ner jargana po diqysh me vesh hapur kemi nejt se cilin fëmijë po e marrin, ku po shkojnë, çka po bëjnë, cili do të jetë perfundimi. Edhe normal që ato kanë lënë pasoja”, tregoi Fitore Malaj./Kosovalive.net./

Rrëfimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua