Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky foli me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe diskutoi zbatimin e formulës së planit të tij të paqes prej 10 hapash për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
“Pata një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron. Qëndrimet e sinkronizuara në prag të samitit online të G7 dhe konferencës së mbështetjes së Ukrainës në Paris. Diskutuam zbatimin e formulës sonë të paqes me dhjetë hapa, bashkëpunimin për mbrojtjen dhe stabilitetin energjetik të Ukrainës”, shkroi Zelensky në Twitter.
Nga ana e tij, Macron tha se ai dhe Zelensky folën për dy konferenca të veçanta që Franca po pret të martën: njëra për të përmbushur nevojat e Ukrainës gjatë muajve të dimrit dhe e dyta me kompanitë franceze të përfshira në rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.
“Ukraina do të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen e Francës për aq kohë sa duhet për të parë të rivendoset plotësisht sovraniteti dhe integriteti territorial i saj”, shtoi Macron.