Live

Ukraina u godit nga raketat ruse një ditë pas ofertës së Perëndimit për tanke

17:44 / 26 Janar 2023

Nga Kosova Live

Rusia lëshoi një valë raketash në Ukrainë të enjten, një ditë pasi Gjermania dhe ShBA-ja premtuan për të dërguar tanke për të ndihmuar në luftën e Kievit kundër pushtimit.

11 persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë u plagosën pasi 35 ndërtesa u goditën në disa rajone, tha shërbimi i emergjencave të shtetit.

Ai shtoi se dëmi më i madh në ndërtesat e banimit ishte në rajonin e Kievit. Zyrtarët raportuan gjithashtu sulme në dy objekte energjetike në rajonin e Odesës.

Sulmet e raketave erdhën pasi Rusia tha se ofertën e tankeve e përcepton si përfshirje të drejtpërdrejtë të perëndimit në konflikt.

Kreu i ushtrisë ukrainase tha se Moska i lëshoi 55 raketa ajrore dhe detare të enjten, shkruan BBC.

Shpërndaje në

U Kopjua