Të hënën modelja Cara Delevingne ka mbushur 27 vjet.
Dhe sigurisht nuk ka munguar urimi i mikes së saj Rita Ora. Rita në instastory postoi një fotografi ku shkroi:
“Një fotografi më ndryshe që munda të gjej në telefonin tim. Ne njihemi që një kohë të gjatë dhe kemi kaluar shumë gjëra duke e përkrahur njëra-tjetrën, më fal që nuk jam në ditëlindjen tënde, por të dua shumë, gjithmonë”, ka shkruar ndër të tjerash 28-vjeçarja.
Shpesh është përfolur për një lidhje të mundshme mes Ritës dhe modeles, por këto zëra kanë mbetur vetëm spekulime.
