Live

Ushtria ukrainase: Rusia po djeg trupat e ushtarëve të saj në Krime, për të fshehur humbjet

10:35 / 15 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ushtarët rusë të vdekur po digjen në territorin e aneksuar të Krimesë, sipas ushtrisë së Ukrainës.

Një krematorium lokal në fshatin Krazna Zorka është duke u përdorur, me një “linjë të vazhdueshme automjetesh ushtarake” deri në 10 kamionë jashtë që transportonin ushtarë dhe mercenarë të vdekur, tha Shtabi i Përgjithshëm.

Gjithashtu sipas asaj që tha Shtabi, Rusia po synon “të fshehë numrin e të vdekurve”.

Gjatë fundjavës, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia ka të ngjarë të ketë pësuar shkallën e saj më të lartë të viktimave gjatë dy javëve të fundit që nga java e parë e pushtimit.

“Mesatarja për shtatë ditët e fundit ishte 824 viktima në ditë, mbi katërfishin e normës së raportuar në periudhën qershor-korrik 2022”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Betejat më të ashpra janë aktualisht rreth qyteteve Bakhmut dhe Vuhledar në lindje të Ukrainës./albeu

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...