Live

Vazhdojnë ‘kunjat’ mes Luizit dhe Armaldos edhe pas daljes nga BBV

14:29 / 22 Maj 2023

Nga Kosova Live

Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri ishin dy nga banorët më të pëlqyer në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’. Rrugëtimi i maestros mori fund shumë shpejt, ndërsa Luizi doli fitues.

Lidhja e tyre karakterizohej nga shumë humor e sidomos ironia. Kjo e fundit s’mungon edhe pas eksperiencës së ‘BBV’. Ishte Armaldo ai i cili postoi një foto, si për të treguar se edhe pse nuk doli fitues, diti sesi ta përballonte humbjen.

‘Fito me elegancë, humb me dinjitet’- shkruan Armaldo.

Mirëpo, komenti që tërhoqi edhe më shumë vëmendje ishte ai i Luizit.

‘Ose mos luaj fare kur nuk di’– komenton Luizi, i cili arriti të grumbullojë plot 12 mijë pëlqime.

Të shumtë ishin personat që qeshën me ketë koment, mes tyre edhe Arbana Osman

Shpërndaje në

U Kopjua