Live

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikëkalimet kufitare me Serbinë- tetë orë në Merdar

19:32 / 07 Janar 2023

Nga Kosova Live

Mërgimtarët, që vizituan Kosovën për festat e fundvitit, tashmë po kthehen në vendet e Perëndimore ku jetojnë e punojnë. Por, me vete ata po marrin një shije të hidhur nga vendlindja, duke pritur për orë tëra në pikëkalimet kufitare me Serbinë.

Përgjatë së premtes dhe të shtunës ata janë përballur me pritje të gjata në pikëkalimet kufitare, veçanërisht në Merdar.

Në këtë pikë kufitare, që ndan Kosovën me Serbinë, bashkatdhetarët pasitene e sotme po presin deri në tetë orë për të kaluar kufirin, kurse kolona e aautomjeteve arrinë deri në 3 km.

Kolona të gjata të veturave, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 17:24) dhe pritje deri në tri orë ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë.

Ndërsa, pritje deri në dy orë për të dalë nga Kosova janë te pikat kufitare Mutivodë dhe Muçibabë.

Në Jarinjë pritjet janë deri në 15 minuta, ndërsa në pikëkalimet tjera jo më shumë se pesë minuta.

E për të hyrë në Kosovë pritjet janë tre deri në pesë minuta.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...