Live

Vazhdojnë talljet me Kurtin: Këtë herë ‘i lidhur’ nga Isa Mustafa

22:27 / 12 Janar 2020

Nga Kosova Live

Po vazhdojnë talljet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili assesi nuk po merret vesh me LDK’në sa i përket zyrtarizimit të koalicionit dhe formimit të Qeverisë, shkruan Gazeta Metro.


Edhe sot nëpër rrjete sociale është publikuar një kartikaturë ky portretizohet Isa Mustafa duke e mbajtur të lidhur Kurtin, në një rrugë të rrëshqitshme bore.

Këto fotografi që po publikohen së fundi siç duket janë të bëra nga simpatizantë të LDK’së dhe Isa Mustafa.

Kujtojmë se një e ngjashme u publikua edhe ditë më parë ku Kurti u ilustrua duke ikur nga presidenti Thaçi, që mbi supe bart “temat e rënda të Kosovës”, i cili pandalshëm po e fton atë për ta dekretuar dhe për t’ia lënë si përgjegjësi atij që të merret me ato tani e tutje.

Në letrën e fundit dërguar Kurtit, Thaçi ka thënë se e ka parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, e cila vëren “se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”.

Në cilindo rast, të pranimit apo refuzimit të mandatit, Thaçi ka kërkuar nga Kurti që ta njoftojë për një gjë të tillë në mënyrë që t’i ndërmarr të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë dhe të dekretoj kandidatin/en për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës./gazetametro.net

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...