Live

Vazhdon saga, nis seanca e 29`të e Kuvendit

11:34 / 09 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës për të 29`tën herë.

Kjo seancë ka nisur pa ndonjë marrëveshje politike e cila do të zgjidhte ngërçin e krijuar tash e 4 muaj pas 9 shkurtit kur u mbajtën zgjedhjet e përgjithëshme në vend.

Partia që doli e para po insistion që Albulena Haxhiu duhet të jetë kryetar e Kuvendit, përderisa për këtë VV`ja nuk i ka numrat e mjaftueshëm.

Ish partitë opozitare PDK, LDK, AAK vazhdojnë të thonë se duhet ndërruar emri i kandidatit për kryetar të Kuvendit.

Partia që drejtohet nga Albin Kurti, po akuzon ish opozitën se kanë bllokuar krijimin e Kuvendit

Shpërndaje në

U Kopjua