Live

Vdekja e kosovarit në burgun e Serbisë, KMDLNj kërkon që sërish të bëhet obduksioni

12:42 / 06 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka njoftuar se në rrethana akoma të pasqaruara një shtetas norvegjez, i cili është shqiptar nga Peja, ka vdekur në Burgun e “Sremska” në Serbi.

Për këtë arsyeje ky këshill ka kërkuar nga familjarët që sërish të bëhet obduksioni për të, deri në pasqyrimin e rrethanave të vdekjes së tij.

“KMDLNj rekomandon familjen e të ndjerit që pas tërheqjes së kufomës së të ndjerit Artan Zymberi të kërkojë që të bëhet përsëri obduksioni dhe ekspertizë shtesë për të hequr dilemat apo vërtetuar dyshimet e vdekjes”.

Nga komunikata e KMDLNJ-së bëhet e ditur se i ndjeri ishte i dënuar me 3 vite burg në mbajtje të dënimit mbi 1 vit, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm do të transferohej në një institucion korrektues në Norvegji, ku do të mbante dënimin e mbetur.

“KMDLNj merr vesh se pas viti të ri, i ndjeri Artan Zymberi do të transferohej në një institucion korrektues në Norvegji ku do të mbante dënimin e mbetur. Familja dhe miqtë e të ndjerit ngrejnë dyshime se ai mund të jetë vrarë”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

“Vdekja e një të burgosuri pavarësisht rrethanave dhe shkaktarit, gjithmonë ngre dyshime sidomos në familje por edhe në opinion”.

Në këtë komunikatë theksohet se shtetasit e Kosovës që janë në vuajtje të dënimit në Serbi, por edhe shqiptarët që janë shtetas të shteteve të tjera ndihen të pasigurt në Serbi.

“Andaj është domosdoshmëri që sa më parë të nënshkruhet (në kuadër të bisedimeve) Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë për transferimin e të dënuarve në vendet e origjinës në përputhje me standardet ndërkombëtare”.

Ministria e Jashtme e Norvegjisë, ka qenë e informuar që një shtetas norvegjez ka vdekur në Serbi, kishte raportuar mediumi Norvegjezvg.no.

Ndryshe, vdekja e tij ishte raportuar më 30 nëntor.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...