Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rrethanat janë të panjohura për shembjen e objektit në Jabllanicë të Gjakovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë të tre të miturve janë dërguar në IML për obduksion.
Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Jabllanicë, Gjakovë 01.02.2025-23:00. Raportohet se në rrethana të panjohura është shembur një objekt, dhe si pasoj tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur të cilët kanë qenë duke qëndruar brenda saj janë zënë nga pllaka. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.
Për rastin mbrëmë foli edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gkakovës, Sheremet Elezaj.
Ai bëri të ditur se vdekja e tre të rinjve u konstatua në vendin e ngjarjes.
Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha mbrëmë Elezaj.