Ka vdekur një person në Prishtinë, i cili ishte duke e drejtuar biçikletën, pasi u godit nga një kombi i tipit Mercedes, me targa vendore.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është marr nga mjekësia ligjore, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Rreth rrotullimi Ura e madhe, Prishtinë (NN) 06.12.2022 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti deri sa ishte duke drejtuar një kombi Mercedes me targa vendore, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes godet një biçikletë të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është mare nga mjekësia ligjore, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”.