I dyshuari për plagosjen e dy grave, nënë e bijë në Fushë-Kosovë, ka vdekur në QKUK.
Lajmi është konfirmuar për Klan Kosova nga burime brenda Emergjencës së QKUK-së.
Sabit Islami, 69 vjeçar, dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, për tu larguar me vonë në drejtim të panjohur.
I ndjeri u gjet me plagë në trup, teksa informacionet fillestare pohojnë se dyshohet që i njëjti ka kryer vetëvrasje.
Ndërkohë, dy gratë e lënduara Fatime Gashi (1959) 64 vjeçare, dhe Merita Avdiun (1979) 44 vjeçare, kanë marrë tretman mjekësor pas incidentit.