Live

Vdes pas dy javësh gruaja që u përfshi në një aksident në Fushë Kosovë

09:08 / 29 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një grua që ishte përfshirë në një aksident më datën 16 janar, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

Pas 12 ditësh trajtim, gruaja vdiq dje, përderisa po trajtohej në QKUK.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fushë Kosovë 16.01.2023 – 13:27. Më 28.01.2023 viktima femër kosovare e cila ka qenë në tretman mjekësor në QKUK si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

Shpërndaje në

U Kopjua