Live

Vdes Tina Kaidanow, Ambasadorja e parë e SHBA’së në Kosovë

22:20 / 16 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Ka vdekur në moshën 59-vjeçare Ambasadarja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovën e pavarur, Tina Kaidanow.

Për këtë ka ka njoftuar ish-Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni. Hyseni ka thënë se Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj.

“Paska ndërruar jetë Tina Kaidanoë, ish ambasadore e SHBA-ve në Kosovë. Me Tinën kisha bashkëpunim dhe raporte të ngushta zyrtare. Përtej kësaj ishim edhe miq të mirë. Kontributi  dhe angazhimi sistematik i Ambasadorës Tina Kaidanoë në përgatitjen e Kosovës për shpalljen e pavarësisë ishte dhe mbetet i pazëvendsueshëm. Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj. Lamtumirë Tina. Zoti të bekoftë dhe të pastë shpirti dritë! Prehu në paqe! R.I.P. Ambassador Tina Kaidanoë”, ka shkruar Hyseni.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...