Live

Vedat Bajrami refuzon të marrë pjesë në Post Big Brother VIP Kosova pas finales

22:20 / 20 Mars 2023

Nga Kosova Live

Sonte (e hënë) po mbahet Post Big Brother VIP Kosova.

Shumë prej konkurrentëve të këtij edicioni, përfshirë katër prej finalistëve janë prezent për të diskutuar për ngjarjet dhe dinamikat e zhvilluara për 103 ditë qëndrimi në shtëpinë më të famshme në vend.

Megjithatë, konkurrenti i cili rezultoi i dyti në finalen e madhe, humoristi Vedat Bajrami, nuk po merr pjesë në këtë diskutim.

Prezantuesja e Post Big Brother VIP Kosova, Elita Rudi, lajmëroi shikuesit se Vedati e ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e spektaklit.

Mesa duket, Vedati ka ngelur hatërmbetur pas mbarimit të finales, pasii njëjti ishte i vetmi që nuk u prononcua për media, kur ‘Prive’ intervistoi finalistët pas mbarimit të finales së madhe.

Fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova u shpall reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi.

Shpërndaje në

U Kopjua